Friday, January 24, 2014

Restaurant chinese

Tradita e pasur kineze me të gjitha finesat e saj duket se ka zënë vend edhe në Prishtinë. Pikturat, llampat e varura dhe motive tjera nga kultura dhe historia kineze bëjnë pjesë në dekorin e këtij restorani që në njëfarë mënyre sjellë më afër një botë shumë ekzotike të shijuarit. Nëse dëshironi të vizitoni këtë restoran me miqtë tuaj atëherë preferohet rezervimi paraprak.

Specialitetet:

Orizi i kombinuar me fruta deti, varietet çajërash dhe sallatë algash në stil kinez janë vetëm disa nga nga specialitetet fascinante të këtij restorani.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy pije do t’ju kushtojnë rreth 12€.

Vendndodhja:

Pranë qendrës kryesore të policisë.

Kuzhina:

Shërbehen rreth 50 specialitete të traditës së gatuarit kinez.

Publiku:

Vizitohet nga mosha të ndryshme, kryesisht njerëz të interesuar në shije ekzotike.

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

No comments:

Post a Comment