Friday, January 24, 2014

Mozaik

Mozaik është restoran me traditë 20 vjecare. Posedon një ambijent të ngrohët me pak tavolina. Kombinimet e paternave të ndryshme në dizajn të vendit dhe ndriqimi i butë mbrëmjen e bëjnë të këndshme.
Për grupe të mëdha Mozaiku ofron zbritje e cila arrihet sipas marrëveshjes.

Specialitetet:

Mozaiku veçohet për kualitetin e lartë të mishit dhe freskinë e sallatave.

Rangu i çmimeve:

Paragjella e pasuar nga pjata kryesore, deserti dhe dy pije do t’ju kushtojnë rreth 8€.

Pajisjet përcjellëse:

Posedon parking me kapacitet për 10 vetura.

Vendndodhja:

Mozaiku gjendet në afërsi të Operas në qendër të qytetit.

Kuzhina:

Kuzhina me traditë 20 vjecare është e specializuar në pregaditjen e pjatave tradicionale.

Publiku:

Figura të jetës politike dhe asaj të artit frekuentojnë këtë vend.

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë
Adresa:
Rr. Sylejman Vokshi- Zona qender (prapa shtepisë së Operës)
Telefoni:
044 129 513

No comments:

Post a Comment