Saturday, January 25, 2014

Te Anija

E ndërtuar nga druri në formën e anijeve të mëdha Te ania është një vend i preferuar nga shumë gjenerata në këtë qytet. I vendosur në një pjesë të qetë dhe në mes gjelbrimit Te anija mund të shërbeheni me meny të pasur europiane dhe tradicionale.

Specialitetet:

Veçohet për përgaditjen e pogaqes dhe specialiteteve tjera tradicionale.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe një gotë verë kushtojnë rreth 7€.

Pajisjet përcjellëse:

Brenda ka një ambient familjar me detaje autentike të ndryshme të anijeve të varura në mure. Posedon nxemje, ventilim, TV dhe furrë druri. Gjatë stinës së verës ofron një pjesë me gjelbrim ku është edhe këndi me lodra për fëmijë dhe terracën mbi anije ku mysafirët shërbehen dhe freskohen me pije të ndryshme alkolike dhe joalkolike. Ania nuk ka parking personal, afër ka parkingun publik me pagesë.

Vendndodhja:

Mbrapa Kuvendit Komunal-Ferizaj

Kuzhina:

Kuzhina ka frymë dominante tradicionale, mirëpo, ka intenca ambicioze për tu zgjëruar edhe në botën e pasur të kuzhinës së larmishme europiane.

Publiku:


Qytetar të moshave të ndryshme, ndërkombtar, përfaqësues të institucioneve ndërkombtare.

Adresa:

Sheshi Adem Jashari-Ferizaj 

Telefoni:

044 535-000,   044 466 342

No comments:

Post a Comment