Monday, January 27, 2014

Senzacioni nga Kolumbia Shakira pritet ta ndezë periferinë kosovare gjatë kësaj vere

Këtë verë, muaji Gusht ka me u ba edhe ma i nxehtë se zakonisht. Super-ylli nga Kolumbia dhe mbretnesha e vallëzimit oriental Shakira, do t'i sjellë lëvizjet dhe zanin e saj të veçantë në Prishtinë. Agjensitë e lajmeve raportojnë se kangtarja e "Hips Don't Lie" do t'kryesojë nji koncert humanitar që parashihet me u mbajtë në nji hapësirë në natyrë. Producenti Rudolf Keller nga Power Concert Company ka shprehur interesim në 'transformimin' e Prishtinës në nji destinacion të nxehtë për yjet e muzikës dhe Shakira do t'jetë ajo që do ta thyejë akullin.
Koncerti do t'mbahet në nji lokacion ende të pavendosur diku jashtë Prishtinës. Artistë tjerë do t'performojnë dhe plani është që kjo ngjarje me u shndërru në festival. Hapësira për kamping do t'krijohen për ata që preferojnë me qëndru gjatë tanë kohës në koncert. Ky organizim do të bëhet në bashkëpunim me UNICEF-in dhe të gjitha përfitimet do t'shkojnë për organizata që mbledhin fonde për fëmijët e lënduar dhe tramuatizuar gjatë luftës së vitit 1999. Shakira njihet për punën e saj humanitare dhe vitin e kalum është nderu me nji medale të artë nga Agjensioni i Punës së Kombeve të Bashkuara, për angazhimin e saj në luftimin e varfërisë së fëmijëve. Ajo u caktua si ambasadore e vullnetit të mirë nga UNICEF-i në Tetor të vitit 2003 dhe ka dhuruar me miliona dollarë për çashtjë të ndryshme humanitare përmes fondacionit të saj "Pies Descalzos".
Shakira arriti superfamë në vitin 2002 kur kaloi në tregun Anglisht folës me albumin "Laundry Service". Ajo ka fituar dy çmime Grammy, dy Latin Grammies, dymbëdhjetë Billboard Music Awards dhe është nominuar për çmimin Globi i Artë. Gjithashtu është artistja kolumbiane me më së shumti albume të shitura në histori. Ajo ka shitur mbi 70 milionë albume dhe ka krijuar një status kult në vendet latino-amerikane përshkak të teksteve të saj të veçanta dhe diskografisë së hershme në Spanjisht. Shumica e njerëzve e njohin Shakirën nga videot atraktive me kërcim oriental dhe ajo shpesh konsiderohet si një nga kangtaret më komerciale në treg, mirëpo kangët jo-single në albumet e saj kanë marrë kritika të universalisht të shkëlqyeshme. Albumi i saj i fundit "Sale el Sol" (Doli Dielli) ka akumuluar lëvdata nga kritikë të njohur të gazetave si The New York Times, Rolling Stone dhe Entertainment Weekly.
Në Prill, Power Concert Company do të publikojë detajet rreth koncertit të planifikuar për muajin Gusht.

No comments:

Post a Comment