Thursday, January 9, 2014

Bukka (përpara OutBack - Te Kaqa)





Te Kaqa gjendet në zonën e njohur të kryeqytetit të quajtur kafet e vogla. Karakteristikë e tij është oborri i gjërë i dizajnuar me motive tradicionale nga guri. Gjatë stinëve të nxehta gjelbrimi i mirëmbajtur e bën oazë tërheqëse. Por Kaqa ka jëtë shumë intenzive gjatë natës kjo si rezultat i ofertës së gjerë të pijeve alkoolike dhe atyre freskuese. Ambijenti i brendshëm është komod i hapur, i dizajnuar në linja të thjeshta ku dominon druri. Nëse jeni adhurues të muzikës live dhe Dj-ëve atëherë e premtja Te Kaqa mund të jetë zgjedhje e mirë.

Rangu i çmimeve:

Pijet freskuese jo alkoolike kushtojnë 1€ përderisa ato alkoolike fillojnë prej 2€-3,5€.

Pajisjet përcjellëse:

Kaqa ka parkingun e qytetit pranë, mirëpo nuk duhet llogaritur në të pasiqë shumicën e kohës është i stërngarkuar.

Vendndodhja:

Te kafet e vogla, afër OSCE-së

Publiku:


Kaqa frekuentohet kryesisht nga të rinjtë prej moshës 25-30 vjec.
Adresa:

Rr. Fehmi Agani
Telefoni:
044 11 22 00

No comments:

Post a Comment