Restoran De Rada
Restorani De Rada mban emrin e shkrimtarit të njohur kombëtar. Me të hyrë në të do të merreni nga atmosfera e ngrohtë, tavanet e larta që dhe sensi i jashtëzakonshëm për detaj. Fotografitë autentike të vëllëzërve Marubi dekorojnë hapsirën. Shërbimi është efikas dhe profesional.
Specialitetet:
Specialiteti më i dalluar është kofsha e qengjit e cila zihet gjatë në perime. Vlen të provohen pastat, peshku dhe supa ditore.
Rangu i çmimeve:
Rangu i mesëm €-€€.
Pajisjet përcjellëse:
Pranë restoranit gjendet parkingu i qytetit.
Kuzhina:
De Rada nuk ka meny të gjerë mirëpo karakterizohet inovacioni në përgaditje. Specialitetet janë të influencuara nga tradita të ndryshme prej asaj tradicionale vendore në atë italiane dhe mediterane.
Publiku:
De Rada vizitohet nga të rinjë që punojnë dhe shpesh janë të angazhuar në politikë.
No comments:
Post a Comment