Thursday, January 9, 2014

Fitnes Gym



Gym asht njana prej qendrave ma të mëdha të fitnessit në Prishtinë që ofron pajisje me standarde evropiane, që iu përshtaten personave që nga mosha 16 vjeçare e më nalt.
Gym asht i hapun 24/7 dhe antarët me kontratë mujore i kanë dyert e hapuna në çdo kohë. Kontrata e përmujshme asht 25 euro dhe mund të bëhet përmes transferit automatik nga llogaria bankare e antarëve. Gym synon që të ofrojë shërbime kualitative antarëve të vet me parimin: çmimi më i mirë, cilësia më e mirë, vendi më i mirë dhe thjeshtë.
Përpos që punohet 24 orë në ditë (gjatë tërë javës) Gym ka hapësirë parkuese, interier i këndshëm, sistemi ventilues, sistemi profesional i tushave, hapësira e aerobikut e përfshirë në çmim, thasët e boksit, bar-rostiçeri, gardërobat me hapësirë të mjaftueshme, kabinat e sigurta metalike, këndi për zgjatjen e muskujve, kabinat e çelësave për gjërat e juaja të çmueshme (orët e dorës, telefonat mobil), kamerat vëzhguese gjatë 24 orëve si në brendësi ashtu edhe jashtë lokalit.
Shërbime që nuk përfshihen në çmimin mujor janë: solariumi, depilimet, tretmanet e trupit dhe të fytyrës.
Për ma shumë informata vizitoni websajtin www.gym-ks.com.

No comments:

Post a Comment